Partia e djathtë AfD ka fituar qartë zgjedhjet për parlamentin rnë Saksoni-Anhalt. Sipas rezultateve të para, AfD ka fituar 44,5 përqind. CDU me rënie dramatike.
Partia Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit të ARD-së nga instituti infratest dimap, AfD ka fituar 44,5 përqind të votave, duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind.
AfD bëhet kështu forca më e madhe politike në parlamentin e landit. Në vendin e dytë renditet CDU e kryeministrit Sven Schulze me vetëm 18,5 përqind, një humbje historike krahasuar me rezultatin prej 37,1 përqind në vitin 2021. Në parlamentin e landit, do të futen edhe partitë Die Linke me 9,5% (-1,5), të Gjelbrit: 9,0% (+3,1), SPD: 8,0% (-0,4) dhe sipas të gjitha gjasave BSW: 5,0%.
Partitë e tjera nuk kanë arritur të futen në parlament. Por këto janë parashikimet pas zgjedhjeve, ndaj mund të ketë edhe ndryshime eventuale.
AfD feston
Nëse rezultatet mbeten kështu, nuk dihet akoma nëse AfDdo të mund të krijojë qeverinë e vetme. Ndërkohë që partitë e tjera deri tani kanë refuzuar bashkëpunimin me këtë parti. Por kreu i CDU-së Sven Schulze ka pranuar humbjen dhe ka uruar AfD për fitoren.
