Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner kërkuan të dielën rikthimin e bisedimeve trepalëshe ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Ukrainës, raportoi CNN.
Propozimi erdhi pas takimeve në Kiev me zyrtarët ukrainas, të cilat delegacioni amerikan i përshkroi si përmbajtësore.
Pas përfundimit të bisedimeve, Witkoff falënderoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për mikpritjen.
“Jam i bindur se këtu do të ketë një zgjidhje të mirë”, deklaroi Witkoff.
Kjo ishte vizita e parë e Witkoffit dhe Kushnerit në kryeqytetin ukrainas që nga fillimi i luftës.
Vizita pasoi takimin e tyre mbi tri-orësh me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin, të zhvilluar një ditë më parë.
“Një gjë që Steve dhe unë menduam se do të ishte produktive është rikthimi te formati trepalësh”, tha Kushner.
Ai tha se ky format ishte përdorur rreth gjashtë muaj më parë dhe se Uashingtoni kishte diskutuar tashmë me të dyja palët.
“Shpresojmë se shumë shpejt do të kemi përparim për këtë”, shtoi Kushner.
Zelensky mbështeti propozimin, duke kërkuar përfshirjen eventuale edhe të partnerëve evropianë.
