Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftojnë se po vazhdojnë sulmet ajrore ndaj objektivave në Iran.
Në një deklaratë të shkurtër të postuar në Telegram, IDF tha se “Forcat Ajrore të Izraelit vazhdojnë të godasin objektiva për të larguar kërcënimet në Iran”.
Komentet u shoqëruan me një video që tregonte pamje nga sulmet ajrore, raporton BBC.
