Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se janë përfshirë në përleshje me grupin Hezbollah në jug të Libanit, ku si pasojë janë vrarë katër persona.
Zëdhënësi i IDF-së për mediat arabe, Avichai Adraee, ka deklaruar se forcat izraelite kanë identifikuar disa luftëtarë të Hezbollahut dhe kanë vrarë një prej tyre të premten në mbrëmje.
Ai shtoi se më pas një avion i Forcave Ajrore izraelite ka goditur anëtarë të tjerë të Hezbollahut që kishin hapur zjarr ndaj forcave izraelite.
Sipas tij, edhe tre persona të tjerë janë vrarë nga zjarri, raporton BBC.
