Një incident i rëndë tronditi qendrën e Bagdadit, ku gazetarja amerikane, Shelly Kittleson u rrëmbye në mesditë nga një grup burrash të armatosur.
Sipas dëshmitarëve, ata ndaluan makinën e saj, e tërhoqën jashtë dhe u larguan me shpejtësi, duke lënë pas panik dhe tmerr mes qytetarëve.
Ministria e Brendshme e Irakut konfirmoi ngjarjen dhe njoftoi se një i dyshuar u ndalua pas një ndjekjeje të shpejtë nga forcat e sigurisë.
Sipas autoriteteve, kërkimi për të gjithë përgjegjësit vazhdon intensivisht, shkruan skynews .
