Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Goditet rrjeti i mashtrimit kompjuterik, arrestohen dy të shumëkërkuar në Drimadhë

GD
Gazeta Demos3 korrik 2026 në 17:32
Goditet rrjeti i mashtrimit kompjuterik, arrestohen dy të shumëkërkuar në Drimadhë

Dy persona të shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik janë arrestuar nga Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar “Rrjetet”, i zhvilluar në zonën e Drimadhës.

Gjatë aksionit është arrestuar edhe një 28-vjeçar, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, ndërsa në vilën ku qëndronin të dyshuarit janë sekuestruar një armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas hetimeve dhe ndjekjes me metoda proaktive të veprimtarisë kriminale.

Sipas Policisë, në kuadër të operacionit u kapën G. P., 29 vjeç, dhe Xh. H., 31 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim me vendime të Gjykatës së Tiranës.

Të dy dyshohen për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, në kuadër të skemave mashtruese të call center-ave, përmes të cilave dyshohet se janë përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Për G. P., Gjykata e Tiranës kishte caktuar më 30 prill 2026 masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për Xh. H. e njëjta masë ishte vendosur më 13 prill 2026.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:44Serbia po digjet – BE i dërgon helikopterët
  • 18:26Carney përballet me një provë vendimtare pasi u tërhoq nga marrëveshja e Trumpit
  • 18:214 vatra zjarri aktive në Shqipëri
  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke