Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Greqia kërkon sqarime nga Tirana pas incidentit me protestuesin në Zvërnec

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 12:23
Greqia kërkon sqarime nga Tirana pas incidentit me protestuesin në Zvërnec

Greqia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të incidentit të ndodhur gjatë protestës në Zvërnec më 30 maj, ku një protestues me shtetësi shqiptare dhe greke mbeti i lënduar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka shprehur shqetësim për ngjarjen, duke theksuar se mes protestuesve ishte edhe një shtetas grek që u plagos gjatë përplasjes me punonjës të sigurisë private.

Në reagim, Athina zyrtare ka kërkuar nga pala shqiptare hetim të plotë dhe përcaktim të përgjegjësive, ndërsa ambasada greke në Tiranë ka ndërhyrë përmes kanaleve diplomatike.

Nga ana tjetër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur keqardhje për ngjarjen dhe ka konfirmuar se institucionet e dy vendeve janë në komunikim të vazhdueshëm.

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se punonjësi i sigurisë që dyshohet për dhunë është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht. Po ashtu, janë marrë masa disiplinore edhe ndaj drejtuesve të policisë lokale.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta edhe nga shoqëria civile dhe aktivistët mjedisorë, të cilët kundërshtojnë ndërtimet në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në atë zonë.

Sipas tyre, punimet po cenojnë një nga habitatet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri, e njohur për biodiversitetin dhe shpendët migratorë.

Zvërnec

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive