Vijon operacioni për izolimin e zjarrit në fshatin Drenije të Patosit, Fier, ku flakët janë zgjeruar gjatë natës në thellësi të masivit pyjor, në drejtim të Gjinoqares dhe Ngracies.
Në terren janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse, 1 autobot uji, 20 efektivë të MZSH-së, 15 forca të bashkisë dhe 30 trupa të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, nga reparti i Poshnjes.
Sipas informacioneve nga terreni, gjatë natës zjarri është përhapur me intensitet në thellësi të zonës pyjore, ndërsa ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira.
