Aleksandar Vuçiq ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, kësaj radhe me pamjet nga një mbrëmje argëtimi në një restorant në Beograd. Edhe pse gjatë mbrëmjes këndoi dhe u argëtua me të pranishmit, në rrjetet sociale u shpërnda veçanërisht një video në të cilën disponimi i tij, të paktën në dukje, ndryshon papritur.
Vuçiqi e kaloi mbrëmjen në restorantin beogradas Savanova, ku ishte organizuar një ndejë joformale. Ndër të tjerët, aty ishin mbledhur kryeredaktori i Informer-it, Dragan J. Vuçiiçeviq, dhe Ana Bënabiq.
Vuçiqi i publikoi pamjet nga kjo ndejë në rrjetet sociale, ku mund të shihet duke kënduar, biseduar me të pranishmit dhe duke shijuar atmosferën festive. Gjatë mbrëmjes u këndua edhe kënga “A sad adio”, të cilën e interpretonte Oliver Dragojeviq.
Megjithatë, derisa disa komentuan performancën dhe disponimin e tij të mirë, të tjerë pyetën nëse gjatë mbrëmjes kishte pirë ndonjë gotë më shumë. “A është ky i dehur?”, pyeti një përdorues i rrjeteve sociale.
“I dehur tapë, këndon ‘A sad adio’, buzët i janë nxirë nga vera. Katastrofë se si duket njeriu që e ka udhëhequr këtë vend për 14 vjet”, shkroi një tjetër përdorues.
Vëmendje të veçantë tërhoqi një video që e shpërndau edhe agjencia e lajmeve NEXTA. Në të shihet se si Vuçiqi, pasi merr pjesë në argëtim, në një moment hesht dhe zhytet në mendime, duke shikuar para vetes.
Ndryshimi i papritur i shprehjes së fytyrës nuk u shpëtoi përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët nisën menjëherë ta shpërndanin videon, duke e shoqëruar me komente të shumta humoristike. Nga NEXTA bënë shaka se ish-presidenti serb duket sikur sapo është kujtuar për rezultatet zgjedhore, shkruan Index.hr.
