Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u lënduan kur një autobus me targa serbe u përmbys në autostradën A3 në Kroaci këtë mëngjes, konfirmoi policia e Zagrebit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7:25 të mëngjesit në kilometrin e 61-të të autostradës A3, menjëherë pas kryqëzimit të Ivaniq Grad, në drejtim të Zagrebit.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Zagrebit, të cilën e raporton portali 24sata, të lënduarit do të trajtohen në spitalet e Zagrebit, dhe hetimi është duke vazhduar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat kroate, në autobus kishte 33 pasagjerë dhe dy shoferë.
Numri i saktë i të lënduarve nuk dihet ende, por raportohet se midis tyre ka të lënduar më rëndë dhe lehtë.
Spitali Klinik i Dubrava konfirmoi se ka pranuar dy pacientë nga ky aksident.



