Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot se është arritur një marrëveshje për armëpushim në Siri, pas sulmeve izraelite kundër forcave siriane në jug të Damaskut dhe për mbrojtjen e komunitetit druz.
“Ne kemi krijuar një politikë të qartë: demilitarizimin e zonës në jug të Damaskut dhe mbrojtjen e vëllezërve tanë, Druzëve. Unë i dhashë udhëzime IDF-së të veprojë me forcë, sepse regjimi i Damaskut dërgoi ushtrinë e tij në jug të kryeqytetit dhe masakroi druzët. Si rezultat i veprimeve tona të intensifikuara, është vendosur një armëpushim dhe forcat siriane janë tërhequr përsëri në Damask,” tha Netanyahu.
Sulmi izraelit erdhi pas urdhrit të kryeministrit për të goditur fuqishëm forcat siriane, të cilat sipas tij kishin masakruar druzët, një komunitet arab me besim të veçantë fetar.