Polonia ka shpallur dy ditë zie kombëtare pasi gjashtë persona u vranë gjatë të shtënave me armë zjarri në Krakov më 7 nëntor.
Ndërkombëtare
Jakub Kulik, polici që neutralizoi autorin e sulmit në Poloni, kishte shërbyer edhe si ushtar dhe në kohë të lirë zjarrfikës

Autoritetet kanë thënë se i dyshuari, një polak 24-vjeçar, është në spital në gjendje kritike. Ai hapi zjarr nga makina e tij drejt qytetarëve, para se policia të ballafaqohej me të.
Autori u neutralizua nga dy policë, fytyra e njërit prej tyre u bë publike sot në rrjetet sociale.
“Fytyra e heroit! Jakub Kulik është njëri nga policët që, së bashku me kolegun e tij Artur Morański, neutralizoi sulmuesin në Krakov. Deri vonë, Jakub shërbente si ushtar në njësinë elitare të Batalionit të 18-të Ajror në Bielsko-Biała. Në kohën e lirë, ai shërben si zjarrfikës vullnetar në Njësinë Vullnetare të Zjarrfikësve në Leszczyny. Ai ia ka kushtuar jetën e tij ndihmës ndaj njerëzve të tjerë”, shkruan Visegrad 24 në një postim në