Një nga studentët e Mjekësisë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet J.S. që kryeministri Edi Rama publikoi sot me foto, duke e paraqitur si person me precedent për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Studenti, i cili mbante një maskë kirurgjikale, e hoqi atë përpara kamerave gjatë protestës para Kryeministrisë dhe, duke iu referuar fotos së publikuar nga kryeministri me mbishkrimin “Student? Jo!”, deklaroi: “Jam ky këtu”.
Sinoymeri kundërshtoi mënyrën se si është paraqitur publikisht, duke theksuar se është student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe se ka mesatare 10.00.
