Irani është i gatshëm të lejojë tankerët japonezë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, njofton agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke cituar fjalët e ministrit të Jashtëm iranian.
Teherani ka filluar negociata me Tokio për mundësinë e hapjes së këtij korridori detar për anijet japoneze, tha Abbas Araghchi në një bisedë telefonike për Kyodo.
Japonia varet nga Lindja e Mesme për rreth 95 për qind të furnizimit me naftë, dhe rreth 90 për qind e saj transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe që Irani e ka bllokuar si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelito-amerikane, shkruajnë mediat .
Shefi i diplomacisë iraniane tha në intervistë se Irani nuk e ka mbyllur ngushticën në tërësi, por ka vendosur restriksione për anijet e lidhura me vendet që marrin pjesë në sulmet kundër tij.
