Ekonomisti dhe aktivisti austriak Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur synimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Austrisë në vitin 2028.
Në një postim në platformën X, Fehlinger-Jahn ka bërë edhe një premtim të veçantë për Shqipërinë. Ai ka deklaruar se, nëse do të zgjidhej president i Austrisë, do të angazhohej për kthimin në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës që i atribuohen heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
“Si President i Austrisë, do të zotohesha të kthej helmetën dhe shpatën e Skënderbeut në Krujë, Shqipëri, për të nderuar Mbretin Skënderbe”, ka shkruar ai.


