Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kaos në aeroportet e Francës: Anulohen mbi 1,000 fluturime në nisje të pushimeve verore – kjo është arsyeja

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 13:56
Kaos në aeroportet e Francës: Anulohen mbi 1,000 fluturime në nisje të pushimeve verore – kjo është arsyeja

Mijëra pasagjerë janë përballur me kaos në aeroportet franceze në ditën e dytë të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror, e cila ka shkaktuar anulimin e rreth 1,000 fluturimeve, kryesisht në Paris .

Greva, e organizuar nga dy sindikata të pakicës që kërkojnë kushte më të mira pune dhe më shumë punësime, po përkon me fundin e vitit shkollor dhe nisjen e pushimeve verore në Francë.

Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) raportoi se dje u anuluan 933 fluturime – rreth 10% e totalit – me ndikim të madh në aeroportet e Nicës (50% e fluturimeve) dhe dy aeroportet kryesore të Parisit, Roissy/Charles-de-Gaulle dhe Orly (25%).

Për ditën e sotme, DGAC ka kërkuar që kompanitë ajrore të reduktojnë fluturimet me 40%, duke paralajmëruar një situatë edhe më të tensionuar. “Kjo është një katastrofë. Kam shumë klientë të bllokuar në të gjithë botën”, deklaroi Laurent Abitbol, president i agjencisë së udhëtimeve Selectour.

Kryeministri francez, Francois Bayrou, u shpreh i indinjuar me situatën: “Jam i shokuar. Grevistët morën peng francezët pikërisht në ditën kur e gjithë bota po niset për pushime.”

Ndikimi i grevës është ndier në të gjithë Evropën. Shoqata Airlines for Europe (A4E) vlerëson se mbi 1,500 fluturime janë anuluar në të gjithë kontinentin në dy ditët e fundit, duke ndikuar në afro 300,000 pasagjerë. “Kjo grevë është e papranueshme”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e A4E, Ourania Georgoutsakou. “Po prishen planet e mijëra pushuesve në Francë dhe Evropë.”

Sipas DGAC, dje 26.2% e kontrollorëve të trafikut morën pjesë në grevë – gjithsej 272 nga 1,000.

Autoritetet paralajmërojnë për vonesa dhe anulime të tjera gjatë ditëve në vijim nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë