Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Komuna ua kundërshton xhaminë shqiptarëve në Schwyz

GD
Gazeta Demos8 shkurt 2026 në 17:28
Komuna ua kundërshton xhaminë shqiptarëve në Schwyz

Një qendër kulturore islame me xhami është planifikuar në qendër të fshatit Siebnen. Komuniteti Shqiptaro Mysliman (AIG) në Altendorf ka blerë të ashtuquajturën Shtëpi Läuffer në Glarnerstrasse, në të cilën më parë kishte një dyqan me qira, trnsmeton albinfo.ch. Ndërtesa nuk do të shembet, por do të rinovohet nga brenda.

Shoqata thekson se nuk janë planifikuar ndryshime të dukshme nga jashtë në kuptimin e arkitekturës fetare. Një restorant i aksesueshëm publikisht është parashikuar në hapësirën e ish-dyqanit, së bashku me një dhomë lutjeje në një aneks ekzistues, siç raporton gazeta “Bote der Urschweiz”. Modifikimet do të kufizohen në dizajnin e brendshëm dhe kërkesat teknike si siguria nga zjarri dhe daljet e emergjencës.

Por ndryshimi i përdorimit të ndërtesës tani po shkakton debat në komunitet. Departamenti i Çështjeve Ekonomike i Kantonit të Schwyzit arriti në përfundimin se blerja e pronës nga AIG nuk kërkonte leje dhe dha dritën jeshile. Komuna e Schübelbachut nuk është dakord dhe ka paraqitur një ankesë kundër këtij vendimi.

Shoqata hedh poshtë akuzat

Komuna i justifikon veprimet e saj duke deklaruar se duhet të shqyrtohet nëse individë që jetojnë jashtë vendit mund të kenë një interes kontrollues në blerje.

Për më tepër, ajo thekson se çdo ndryshim i mëvonshëm i përdorimit të pronës do të kërkonte në çdo rast një proces formal leje ndërtimi, duke përfshirë një shqyrtim të përputhshmërisë së zonimit, përcjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Kishat dhe ndërtesat fetare rregullohen në mënyrë të posaçme, në kodin e ndërtimit komunal.

Shoqata i hedh poshtë me vendosmëri akuzat e bëra nga komuna. Sinan Sadriu, udhëheqës i projektit të ngritjes së qendrës kulturore me xhami shpjegon se të gjitha fondet burojnë nga rajoni dhe janë mbledhur nga anëtarët që jetojnë në Zvicër.

Nuk ka as mbështetje qeveritare dhe as ndonjë rrjedhë parash nga jashtë. Ky informacion është verifikuar nga kantoni. “Çdo frang vjen nga komuniteti lokal”, i tha ai gazetës “Bote”.

Pyetjes së bërë nga gazeta nëse komuna ishte thelbësisht kundër një qendre kulturore islamike, këshilli komunal nuk pranoi t`i përgjigjej. Ata deklaruan se donin të siguroheshin që të gjitha kërkesat ligjore të përmbusheshin. Në të njëjtën kohë, komuna pranon: “Kjo ka mundësi të jetë një çështje e ngarkuar emocionalisht”. /albinfo

XhamiZvicer

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës