Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare, e quan “Little Albania”, ankohen italianët

GD
Gazeta Demos11 korrik 2026 në 16:27
Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare, e quan “Little Albania”, ankohen italianët

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në New York, të publikuar nga Bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e New York-ut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronx, ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet.

Megjithatë, publikimi i hartës ka nxitur reagime të shumta, pasi në të mungon “Little Italy”, një nga lagjet më ikonike të emigracionit italian në Shtetet e Bashkuara dhe një simbol i rëndësishëm i trashëgimisë historike e kulturore të New York-ut.

Përfaqësues të komunitetit italo-amerikan, politikanë lokalë dhe drejtues institucionesh kulturore e kanë cilësuar këtë përjashtim si një gabim serioz, duke argumentuar se kontributi i emigrantëve italianë në zhvillimin e qytetit është i pamohueshëm dhe nuk duhet të lihet jashtë një harte që synon të pasqyrojë historinë e komuniteteve emigrante, shkruan New York Post.

Pavarësisht polemikave, “Little Albania” mbetet pjesë e hartës zyrtare, krahas enklavave të tjera të njohura si Koreatown, Chinatown, Little Ukraine, Little Guyana, Little Pakistan dhe Little Yemen. Bashkia e New York-ut ka sqaruar se qëllimi i kësaj harte është të dokumentojë lagjet që janë formuar dhe identifikuar ndër vite nga komunitete të ndryshme emigrantësh./TCH/

shqiperi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës