Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kryetari i Londrës e çmon fitoren e Mamdanit: Njujorkezët e zgjodhën shpresën para frikës

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 22:15
Kryetari i Londrës e çmon fitoren e Mamdanit: Njujorkezët e zgjodhën shpresën para frikës

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, të mërkurën e quajti “fitore fantastike” triumfin e Zohran Mamdanit në garën për kryetar të Nju-Jorkut dhe i përgëzoi banorët e qytetit të famshëm amerikan që e zgjodhën “shpresën para frikës”.

Mamdani, socialdemokrat 34-vjeçar, e siguroi fitoren duke u zotuar për rritje taksash ndaj korporatave dhe që të pasurit të detyrohen të paguajnë për politika ambicioze majtiste si qiratë e ngrira, kujdesi falas për fëmijët dhe trafiku urban falas, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kjo fitore do ta bëjë Mamdanin kryetarin e parë mysliman të qytetit më të madh të Shteteve të Bashkuara, duke i ndjekur hapat e Khanit, i cili ishte bërë kryetari i parë mysliman i një kryeqytetit të rëndësishëm perëndimor, kur e shënoi të parën nga tri fitoret e tij në kryeqytetin britanik më 2016.

“Unë dyshoj se arsyeja pse Zohrani fitoi me një shumicë kaq të madhe ishte që njerëzit mund të ndërlidheshin me atë që ai po e thoshte” – tha Khani, i cili shtoi se, njësoj si Mamdani, edhe ai ishte ballafaquar me islamofobinë nga kundërshtarët, kur e kishte fituar garën për udhëheqjen e Londrës për herë të parë më 2016.

Kryetari i Londrës, njësoj si Mamdani, gjithashtu është kritikuar më parë nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i cili londinezin e ka quajtur “humbës i ftohtë akull” dhe ka pretenduar se ai donte ta zbatonte sheriatin në Londër.

Khani, i cili i ka fituar zgjedhjet edhe në vitet 2021 e 2024, në shtator tha se presidenti amerikan është racist, seksist, mizogjen dhe islamofob.

britani e madheSHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:57Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
  • 18:00Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë
  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë
  • 21:57Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri