Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Lista Srpska takon diplomatin amerikan, ankohen se serbëve në Kosovë po u cenohen të drejtat

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 21:12
Lista Srpska takon diplomatin amerikan, ankohen se serbëve në Kosovë po u cenohen të drejtat

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe.Delegacioini i Listës Serbe është udhëhequr nga Zlatan Elek, dhe ata deklaruan se patën një bisedë të hapur dhe konstruktive me Hanrahan.

“Gjatë takimit, përfaqësuesit e Listës Serbe vunë në dukje dhunën gjithnjë e më të theksuar institucionale që po ushtrohet kundër popullit serb në Kosovë, me mungesën e një përgjigjeje adekuate nga aktorët kompetentë dhe ndërkombëtarë”, tha Lista Serbe në një deklarim propagandistik.Ky subjekt politik deklaroi se ka lëvizje të njëanshme të institucioneve të Kosovës që “e përkeqësojnë më tej situatën tashmë të brishtë të sigurisë dhe kërcënojnë të drejtat themelore të popullit serb”.

Lista Serbe i vuri theks siç thotë kjo parti nevojës për deeskalimin urgjent të situatës në terren dhe një përgjigje të qartë dhe të padiskutueshme nga bashkësia ndërkombëtare.Po ashtu ata kërkuan edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ky është një detyrim ndërkombëtar i Prishtinës që është injoruar për vite me radhë”, deklaruan ata.Ata i thanë zyrtarit të Departamentit të Shtetit se garancitë ndërkombëtare janë të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e popullit serb, ka raportuar Kossev.

“Sepse rregulloret e institucioneve të Kosovës thjesht injorohen për të vepruar në dëm të serbëve”, thuhet tutje në propagandim.Diplomati amerikan u takua edhe me kryeministrin Albin Kurit dhe përfaqësuesit e partive ish-opozitare në Kosovë.

Lista Serbe

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:57Kërkesat e veçanta të liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, rikthehen spekulimet për shëndetin e tij
  • 18:00Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë
  • 13:16Boshnjakët votojnë në zgjedhjet që përballin forcat pro-perëndimore me ato nacionaliste
  • 11:48Trump paralajmëron Iranin: Kam një vendim për të marrë, mund të zgjidhet në mënyrën e lehtë ose të vështirë
  • 21:57Kandidati austriak për president premton kthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut në Shqipëri