Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Macron pas takimit të Koalicionit të Gatshëm: Putin nuk po ofron paqe, por kapitullim

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 19:37
Macron pas takimit të Koalicionit të Gatshëm: Putin nuk po ofron paqe, por kapitullim

Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz drejtuan sot takimin virtual të “Koalicionit të Gatshëm”, një grup liderësh evropianë të mbledhur për të mbrojtur një marrëveshje paqeje për Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu bashkua video-konferencës nga Brukseli, ku kaloi pasditen në shoqërinë e kreut të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski ishte i pari që foli pas takimit.

“Gjatë bisedës, theksova se për të sjellë paqe, presioni duhet të drejtohet ndaj agresorit, jo viktimës”, tha Sikorski.

Pas takimit të sotëm virtual të “koalicionit të të vullnetshmëve”, kanë ardhur deklarata të tjera nga udhëheqësit evropianë që morën pjesë në bisedimet që synonin mbrojtjen e marrëveshjes së paqes për Ukrainën.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se i tha grupit se, nëse nuk arrihet një armëpushim, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë presionin ndaj Rusisë.

“E drejta sovrane e Ukrainës për të përcaktuar kushtet e veta për paqe duhet të respektohet”, tha Costa në X.

Presidenti finlandez, Alexander Stubb, tha se ekziston një konsensus i fortë midis vendeve të koalicionit mbi nevojën për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës,” ndërsa kryeministri çek, Petr Fiala, tha se koalicioni ra dakord që përparësia e menjëhershme duhet të jetë ndalimi i vrasjeve.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se lideri rus Vladimir Putin nuk po ofron paqe, por kapitullim, raporton KosovaPress.

“Putin nuk po ofron paqe, por kapitullim. Të vetmit që mund të flasin për territoret ukrainase janë autoritetet ukrainase,” tha ai.

Sipas tij, udhëheqësit evropianë planifikojnë t’i kërkojnë presidentit Donald Trump se në çfarë mase është i gatshëm të angazhohet në garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Macron theksoi gjithashtu se për paqe afatgjatë, Ukrainës i duhet një ushtri e fortë.

Takimi përfundoi përpara udhëtimit të një numri udhëheqësish evropianë në Uashington nesër, ku ata do t’i bashkohen Zelensky për një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Franca

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar