Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Malaj thirrje qytetarëve të Shqipërisë: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

GD
Gazeta Demos8 janar 2026 në 14:48
Malaj thirrje qytetarëve të Shqipërisë: Pajisuni me mjetet e domosdoshme dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, tha se shumë qytetarë nga Shqipëria po vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, si dhe “për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës”.

Duke e mirëpritur këtë ardhje, Malaj ka tërhequr vëmendjen për qytetarët e vendit të tij se kur të vijnë në Kosovë duhet të kenë pajisjet e nevojshme për qarkullim në rrugë dhe të organizojnë mirë udhëtimin.

“Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë. Shumë prej jush udhëtoni me familje apo në grupe dhe kurrsesi nuk duhet të rrezikoni. Rreziku nuk është vetëm për veten dhe familjet tuaja, por edhe për të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve. Prandaj, bëni kujdes, planifikoni udhëtimin me përgjegjësi dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Jemi në dimër dhe Kosova është e mbuluar nga bora

Shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë këto ditë në Kosovë për punë, por sidomos për turizëm, për të shijuar bukurinë e peizazhit dimëror dhe për të skijuar në zonat malore të Kosovës.

Bëni shumë mirë që zgjidhni Kosovën!

Megjithatë, kjo është një thirrje dashamirëse për kujdes:

Gjatë këtij sezoni është e domosdoshme që automjetet të jenë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë.

Shumë prej jush udhëtoni me familje apo në grupe dhe kurrsesi nuk duhet të rrezikoni. Rreziku nuk është vetëm për veten dhe familjet tuaja, por edhe për të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Shpeshherë, për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, mbetja në rrugë pengon edhe qarkullimin e të tjerëve.

Prandaj, bëni kujdes, planifikoni udhëtimin me përgjegjësi dhe shijoni Kosovën në mënyrë të sigurt.

Mirë se vini dhe udhëtim të mbarë!

Petrit Malaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:12Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
  • 18:16Paralajmërim për rrezikun nga rënia e degëve dhe pemëve në pyjet zvicerane
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij