Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Mali i Zi e arreston një person të kërkuar nga SHBA-ja për krime kibernetike në favor të Iranit

GD
Gazeta Demos25 qershor 2026 në 23:35
Mali i Zi e arreston një person të kërkuar nga SHBA-ja për krime kibernetike në favor të Iranit

Autoritetet malazeze e kanë arrestuar të enjten në Kotor një person të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, të cilin Shtetet e Bashkuara e kërkojnë për sulme të organizuara hakerimi, mashtrim kompjuterik dhe vjedhje identiteti.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi e identifikoi të arrestuarin si një 39-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, turke dhe iraniane, dhe me iniciale A.B.

Ai konsiderohet objektiv me profil të lartë, sipas njoftimit.

Ai u arrestua për ta siguruar praninë e tij në procedurën penale që po zhvillohet kundër tij në Gjykatën e Lartë në Nju Jork, për disa akuza.

Sipas njoftimit, ai akuzohet për tri vepra penale: konspiracion për kryerjen e mashtrimit kompjuterik dhe hakerimit, si dhe vjedhje identiteti, ku që nga viti 2013, si bashkëpunëtor i një subjekti juridik nga territori i Iranit, ka kryer sulme masive hakerimi ndaj infrastrukturës së SHBA-së, ndaj mbi 150 universiteteve në SHBA, duke shkaktuar dëm që vlerësohet mbi 3.4 miliardë dollarë.

Të dhënat e vjedhura, si dhe qasja në llogaritë universitare të komprometuara, janë përdorur në favor të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe përdoruesve të tjerë iranianë, përfshirë universitete me seli në Iran, thuhet në njoftim.

IRGC-ja është forcë ushtarake elitare e Iranit që i përgjigjen drejtpërdrejt udhëheqësit suprem.

Sipas ekspertëve, siguria dhe zhvillimet politike në Iran pas vdekjes së ajatollah Ali Khamenei kanë lejuar që IRGC-ja të luajë rol qendror në çështjet e brendshme dhe të jashtme të vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi bëri tëe ditur gjithashtu se ekipi për kërkime ndërkombëtare i NCB Interpol Podgoricës dhe INTERPOL kanë bashkëpunuar gjatë tri vjetëve të fundit për lokalizimin dhe arrestimin e shtatë personave në Mal të Zi.

“Këta persona janë kërkuar nga FBI dhe organet gjyqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjithë janë lokalizuar dhe arrestuar brenda një kohe shumë të shkurtër, në bazë të shkëmbimit të saktë të të dhënave të inteligjencës nga FAST ekipi në territorin tonë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i arrestuar të enjten do të dërgohet brenda afatit ligjor te gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë për procedurë të mëtejshme lidhur me ekstradimin e tij tek autoritetet kompetente të SHBA-së.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, si dhe FBI-së për më shumë informacione mbi këtë rast./REL

Mali i Zi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 16:51Hiri i Etnës mban të mbyllur aeroportin e Katanias deri të premten
  • 12:25Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër
  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave