Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Më mirë vonë se kurrë” – Palestina mirëpret vendimin e Britanisë për njohje

GD
Gazeta Demos20 shtator 2025 në 23:09
“Më mirë vonë se kurrë” – Palestina mirëpret vendimin e Britanisë për njohje

Ministrja e Jashtme e Autoritetit Palestinez, Varsen Aghabekian, ka bërë të ditur se Britania është duke u përgatitur për një “hap të guximshëm në një kohë shumë të vështirë” me njohjen zyrtare të Palestinës. Ajo beson se ky vendim që pritet të shpallet në ditët në vijim do të frymëzojë shtetet e tjera të ndjekin shembullin.

Aghabekian tha që masa britanike ishte “më mirë vonë sesa kurrë” dhe theksoi:

“Britania, me peshën e saj, mund të ndikojë te vendet e tjera që të dalin përpara dhe ta njohin, sepse kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”.

Ajo gjithashtu shprehu zemërim ndaj Shtëpisë së Bardhë për “mbështetjen e palëkundur” të saj për Izraelin, duke theksuar se njohja e Palestinës nuk duhet parë si shpërblim për terrorizëm, por si një hap drejt drejtësisë, raporton Skynews.

Ministrja tha se mosnjohja ndaj Palestinës edhe mund të perceptohet si “shpërblim për ekstremistët” dhe se nëse pret derisa Izraeli të jetë i gatshëm për negociata, ajo beson se kjo mund të mos ndodhë asnjëherë.

Aktualisht, Palestina është njohur nga rreth tre të katërtat e vendeve të Kombeve të Bashkuara dhe përfshin territoret e Bregut Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:19Dy ditë rradhazi ia thyen karriget, Rama 'e betonon' thirrjen për DIALOG
  • 07:39Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpritet programacioni i mëngjesit
  • 23:34Zelensky shpreson për bisedime të reja me Rusinë dhe SHBA-në deri në fillim të nëntorit
  • 21:59Papa Leoni nuk do të ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit, thonë mjekët
  • 19:38Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – Beogradi arreston dy kroatë me ‘pretendime të rreme’