Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Momente dramatike në Austri: Policia shpëton nga vdekja një kosovare

GD
Gazeta Demos20 korrik 2026 në 20:55
Momente dramatike në Austri: Policia shpëton nga vdekja një kosovare

Një grua 26-vjeçare nga Kosova është dërguar në spital pas një emergjence shëndetësore në banesën e saj në Linz të Austrisë.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, policia është njoftuar të hënën rreth orës 06:10 të mëngjesit, pasi bashkëshorti i saj 29-vjeçar e kishte gjetur atë duke u gulçuar në shtrat.

Burri menjëherë ka njoftuar vëllain e tij, i cili ka shkuar në apartament dhe ka thirrur shërbimet emergjente. Policia dhe ekipet e ambulancës kanë arritur pothuajse në të njëjtën kohë në vendngjarje.

Zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë reanimimin kardiopulmonar (CPR), pasi gruaja nuk reagonte. Me përdorimin e defibrilatorit, pas disa përpjekjeve është arritur të rikthehet pulsi.

Mjeku emergjent ka mbërritur disa minuta më vonë dhe ka marrë përsipër trajtimin e mëtejshëm. Sipas raportimeve, pulsi nuk ishte detektuar deri pas goditjes së katërt me defibrilator, kur më pas ekipet mjekësore arritën ta rikthenin.

Gruaja është transportuar më pas në Spitalin Universitar Kepler në Linz, e shoqëruar nga një mjek i urgjencës.

Në momentin e ngjarjes, në banesë kanë qenë edhe dy fëmijët e çiftit, të moshës dy vjeç dhe katër muajsh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 23:36Trump zgjedh Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë
  • 23:31Zelensky kritikon marrëveshjen Trump–Putin për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk çojnë në paqe
  • 12:18Ngjarje e rëndë në Shkup, dy të rinj dyshohet se u rrahën brutalisht nga Policia
  • 12:02Aksion kundër rrjetit rus “Ribar” në Mal të Zi, sekuestrohen dronë dhe pajisje të sofistikuara digjitale
  • 11:28Mickoski flet për raportet me Ali Ahmetin: Është politikan me përvojë, nuk e kam takuar me vite