Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur Katie Zacharia-n si zëdhënësen e re për shtypin në Shtëpinë e Bardhë. Lajmi është bërë i ditur nga disa zyrtarë të administratës amerikane për CNN.
Zacharia është një komentatore konservatore, e cila ka punuar për një periudhë të shkurtër në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.
Sipas CNN, ditët e fundit Trump ka kontaktuar disa prej aleatëve dhe këshilltarëve të tij më të afërt për të marrë mendimin e tyre rreth emërimit të saj. Mes tyre ishte edhe Karoline Leavitt, ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.



