Një efektiv policie është dhunuar këtë të hënë në Vlorë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një konflikt në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës. Në përplasje janë përfshirë punonjës të INUV dhe tre shtetas, konkretisht I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç.
Në afërsi të vendit të ngjarjes ndodheshin duke kryer shërbim të planifikuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Gjatë ndërhyrjes, ata janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e përfshirë në konflikt.
Në përpjekje për të ndalur sulmin dhe për të vendosur rendin, njëri prej punonjësve të Policisë ka përdorur armën e shërbimit, duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime apo pasoja për persona të tjerë, raporton A2 Cnn.
