Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Në zgjedhjet në Moldavi fitojnë pro-evropianët, pro-rusët paralajmërojnë protesta

GD
Gazeta Demos29 shtator 2025 në 10:06
Në zgjedhjet në Moldavi fitojnë pro-evropianët, pro-rusët paralajmërojnë protesta

Partia pro-evropiane “Veprim dhe Solidaritet” (PAS), e drejtuar nga presidentja Maia Sandu, ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të mbajtura një ditë më parë në Moldavi, me 50.03% të votave, duke ruajtur kursin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Rivali kryesor, Blloku Patriotik, një koalicion me prirje pro-ruse, ka marrë 24.26%, ndërsa lideri i tij Igor Dodon ka paralajmëruar protesta të hënën përpara Parlamentit.

Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të tensionuar politike, mes përpjekjeve të deklaruara të Rusisë për të ndikuar rezultatin dhe mbështetjes së hapur nga BE për forcat pro-perëndimore. Siç shkruan Corriere Della Sera, vota nga diaspora, e cila përbën rreth 10% të elektoratit pritet të forcojë më tej fitoren e PAS.

Moldavia, një vend i vogël, por me rëndësi strategjike në kufi me Ukrainën, ndodhet në një moment kyç. Me një pjesë të madhe të popullsisë ende nostalgjike për periudhën sovjetike dhe një rini që kërkon ndryshim dhe integrim në Perëndim, vendi është i ndarë mes dy poleve: Lindjes dhe Perëndimit, Moskës dhe Brukselit.

Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pritet të publikojnë brenda ditës shpërndarjen përfundimtare të mandateve, ndërsa tensioni në terren mbetet i lartë për shkak të paralajmërimeve për protesta dhe kontestime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos
  • 20:14Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme më vdekjeprurëse
  • 19:26Breshëritë e plumbasve tronditin Spanjën: Tre të vrarë, mes tyre një shtatzënë dhe një 16-vjeçar