Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Netanyahu paralajmëron Turqinë: Le ta harrojnë..

GD
Gazeta Demos22 dhjetor 2025 në 22:35
Netanyahu paralajmëron Turqinë: Le ta harrojnë..

Duke folur në një konferencë të përbashkët për gazetarë me homologët nga Greqia dhe Qiproja, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se “ata që fantazojnë se mund t’i rindërtojnë perandoritë dhe sundimin e tyre mbi tokat tona”, “le ta harrojnë” këtë, në një aludim që kuptohej lehtë se ishte referencë ndaj ndikimit turk në rajon.

Duke dhënë komente krahas kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe presidentit qipriot, Nikos Christodoulides, Netanyahu tha: “Është e vërtetë se të gjitha vendet tona ishin të pushtuara në të kaluarën nga një varg perandorish”, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Por përmes guximit e sakrificës, ne e arritëm pavarësinë tonë në kohëra modern. Atyre që fantazojnë se mund t’i rindërtojnë perandoritë e tyre dhe sundimin e tyre mbi tokat tona, u them: Harrojeni. Nuk do të ndodhë. As mos mendoni për këtë” – shtoi kryeministri izraelit.

“Ne jemi të përkushtuar dhe të aftë për ta mbrojtur veten dhe bashkëpunimi ynë e forcon edhe më tej atë kapacitet” – tha më tej Netanyahu.

Samiti trepalësh, i dhjeti i këtij formati mes tri shteteve, vjen pas raportimeve se Greqia, Qiproja dhe Izraeli janë duke e eksploruar themelimin e një force ushtarake për reagim të shpejtë në pjesën lindore të Mesdheut, pas shqetësimit në rritje në Athinë për pozicionin ushtarak në zgjerim të Turqisë.

Netanyahu gjithashtu tha se vendi i tij është i vetëdijshëm se Irani ka zhvilluar ushtrime rishtazi, duke shtuar se aktivitetet bërthamore të Teheranit do t’i diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ne jemi duke e ndjekur këtë dhe jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Dua që t’i përçoj qartazi këtë Iranit: Çfarëdo veprimi kundër Izraelit do të ballafaqohet me një kundërpërgjigje shumë të ashpër” – paralajmëroi ai

IzraelTurqi

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive