Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

E rëndë: 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident trafiku në Itali

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 23:15
E rëndë: 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident trafiku në Itali

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në veri të Italisë, ndërsa tre fëmijë që ndodheshin në të njëjtën makinë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, banore e zonës së Prata di Pordenone, e cila u nda nga jeta pas pasojave të përplasjes së ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, raporton media italiane.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 11:00 në zonën e Prata di Pordenone, ndërsa e reja po shoqëronte fëmijët drejt Villanova-s për të marrë pjesë në festën e dhjetëvjetorit të ditëlindjes së nipit të saj.

Sipas rindërtimit paraprak të karabinierëve, automjeti tip Ford Fiesta humbi kontrollin në një kthesë për shkak të rrugës së rrëshqitshme nga reshjet e shiut, doli nga karrexhata dhe u përplas me një shtyllë betoni e cila u shemb e depërtoi në pjesën e përparme të mjetit, duke bërë që makina të përfundonte e përmbysur mbi strukturën e betonit për shkak të forcës së madhe të goditjes.

Emanuela Shahini mbeti e bllokuar mes mbetjeve të automjetit të shkatërruar dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’u nxjerrë.

Pas ndihmës së parë të ofruar në vendngjarje ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Santa Maria degli Angeli në Pordenone, ku ndërroi jetë pak pas mbërritjes, rreth orës 12:30.

Në makinë udhëtonin edhe tre të mitur, djali gjashtëvjeçar i tridhjetë e njëvjeçares, vajza e saj katërvjeçare dhe një shoqe e tyre dhjetëvjeçare, të cilët sipas raportimeve arritën të dilnin vetë nga automjeti pas përplasjes.

Vajza katërvjeçare u transportua me helikopter drejt spitalit të Udines, ndërsa dy fëmijët e tjerë u dërguan në spitalin e Pordenones për kontrolle dhe trajtim mjekësor për dëmtime e mavijosje në trup, teksa gjendja e tyre vijon të ndiqet nga mjekët.

Në vendngjarje shkuan ambulanca, helikopteri mjekësor, zjarrfikësit dhe karabinierët e kompanisë Sacile, të cilët po hetojnë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe po verifikojnë përdorimin e rripave të sigurimit.

Kryetarja e bashkisë së Prata di Pordenone, Katia Cescon, shprehu ngushëllimet e saj duke deklaruar se në emër të saj dhe të gjithë administratës bashkiake shprehte ngushëllimet më të thella familjes së Emanuelës për këtë tragjedi të madhe, teksa një nënë e re u nda nga jeta shumë shpejt, duke shtuar një lutje të veçantë për vajzën e vogël që ishte në bord me të, e shtruar në spital, dhe një mendim plot dashuri e afërsi për të gjithë të dashurit e saj me të cilët ishin pranë në këtë moment dhimbjeje të papërshkrueshme.

rëndëshqiptare31-vjeçarja

Të ngjashme

Ngjarje e rëndë në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, lëndohen edhe tre fëmijë

Ngjarje e rëndë në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident, lëndohen edhe tre fëmijë

21:16
Inter Miami mposhtet rëndë nga Columbus, rrezikon eliminimin

Inter Miami mposhtet rëndë nga Columbus, rrezikon eliminimin

08:46
E rëndë në Fier: Po udhëtonte me biçikletë, 80-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

E rëndë në Fier: Po udhëtonte me biçikletë, 80-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

17:44

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Kurti në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi nuk kërkon zhdukjen e dallimeve, por vendosjen e një synimi më të madh
  • 22:59Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
  • 22:43Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
  • 22:22Gazetarja kosovare e quan gënjështare Adriana Matoshin: Njerëzit bëjnë hajgare me të
  • 22:13Veç Serbia s’do të jetë në Samitin e BE me ballkanasit të mërkurën, zyrtari i tyre: S’jam në mandat të plotë