Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Një president sirian në foltoren e OKB-së pas gati gjashtë dekadave

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 10:59
Një president sirian në foltoren e OKB-së pas gati gjashtë dekadave

Presidenti i Sirisë, Ahmed Al-Sharaa, të mërkurën mbajti fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, hera e parë që një president i këtij vendi e bën këtë në gati 60 vjet. Përderisa ai po fliste, qindra njerëz u mblodhën para ekraneve gjigante në qytetet siriane për ta dëgjuar fjalimin, duke valëvitur flamuj sirianë.

Pas gjashtë dekadave diktaturë, gjatë së cilës u vranë 1 milion njerëz dhe u torturuan qindra mijëra të tjerë, “Siria po e rifiton vendin e saj të drejtë në mesin e kombeve të botës” – tha Al-Sharaa para udhëheqësve botërorë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Al-Sharaa u bë kreu i parë sirian që foli në Kombet e Bashkuara që nga viti 1967, kur Noureddine Attasi e kishte bërë të njëjtën gjë pak pas Luftës Arabo-izraelite, gjatë së cilës Siria e kishte humbur kontrollin e Rrafshnaltës së Golanit. Izraeli e aneksoi atë pjesë në vitin 1981.

Presidenti sirian e kritikoi Izraelin në fjalimin e tij, duke thënë se vendi fqinj nuk i ndali kërcënimet ndaj Sirisë që nga rënia e Assadit, duke shtuar se politikat izraelite “bien ndesh me pëkrahjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj Sirisë dhe popullit të saj” dhe e rrezikojnë rajonin.

Më tej, ai u bëri thirrje shteteve perëndimore që t’ia heqin Sirisë sanksionet e periudhës së Assadit “në mënyrë që ato të mos jenë mjet për ta mbajtur në pranga popullin sirian”.

Duke folur para gazetarëve jashtë ndërtesës së OKB-së pas mbajtjes së fjalimit, Al-Sharaa tha se shpreson që sanksionet ndaj vendit të tij në fund do të hiqen.

“Siria nuk ia dëshiron askujt dhimbjen nëpër të cilën ka kaluar” dhe e ndien “vuajtjen e lufts dhe të shkatërrimit” – tha Al-Sharra, duke shprehur mbështetje për palestinezët në Gaza, ku lufta mes Izraelit e Hamasit po vazhdon ende.

siria

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind
  • 16:31Tragjedi: Vajza 4-vjeçare humb jetën në zjarr
  • 10:28Zjarret në Shqipëri, situatë e vështirë në Gurë-Lurë të Dibrës: 11 vatra vijojnë aktive
  • 10:27Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik