Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Një ushtar francez u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron në Irak

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 20:26
Një ushtar francez u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron në Irak

Një ushtar francez u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron iranian në pjesën veriore të Irakut. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se ky sulm është i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm.

Ushtarët e prekur, në mesin e 600 pjesëtarëve të personelit francez me bazë në Irak, po ofronin trajnime kundër terrorizmit në rajon si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për luftën kundër ISIS-it dhe u goditën të enjten, vetëm disa orë pasi një bazë italiane gjithashtu u vu në shënjestër në atë zonë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters” .

Oficeri i vdekur, ushtari i parë evropian i vrarë në konflikt, u identifikua si Arnaud Frion. Koloneli François-Xavier de la Chesnais u tha gazetarëve se prapa sulmit qëndron një dron “Shahed” i prodhimit iranian.

“Ky sulm kundër forcave tona të angazhuara në luftën kundër Daesh-it (ISIS) që nga viti 2015 është i papranueshëm. Prania e tyre në Irak është prerazi brenda kornizës së luftës kundër terrorizmit. Lufta në Iran nuk mund të justifikojë sulme të tilla” – shkroi Macroni në rrjetin X.

Ky sulm është shenja më e re e përshkallëzimit në rajon 13 ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore kundër Iranit, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani që i ka vënë në shënjestër disa shtete të rajonit.

Një bazë e forcave detare franceze në Emiratet e Bashkuara u godit një javë më parë, edhe pse zyrtarët ishin përpjekur që ta minimizonin peshën e sulmit. Megjithatë, një zyrtar tha se me këtë sulm ishte vënë në shënjestër në mënyrë specifike Franca.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:45Të paktën 12 të vdekur dhe 309 të lënduar nga sulmi në aeroportin e Riadit
  • 21:16Kush është Nidal Hasan, ish-majori i ushtrisë ekzekutimi i të cilit pritet të transmetohet “live”?
  • 21:05Sërish sulm me thikë në një shkollë polake
  • 15:19Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë telashe në rrugët e Vlorës
  • 12:27Të shtëna në Pensilvani, nëntë të vdekur, mes viktimave dy fëmijë dhe një grua shtatzënë