Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

NYT: Trumpi iu thotë udhëheqësve evropianë se e ka ndërmend të takohet me Putinin dhe Zelenskyn

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 22:24
NYT: Trumpi iu thotë udhëheqësve evropianë se e ka ndërmend të takohet me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump planfikon që të takohet personalisht me presidentin Vladimir Putin të Rusisë javën e ardhshme, dhe planifikon të vazhdojë menjëherë më pas me një takim midis tij, Putinit dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kështu raporton The New York Times duke iu referuar burimeve.

Trump i zbuloi planet e tij në një telefonatë me udhëheqësit evropianë të mërkurën, thanë burimet për NYT.

Takimet do të përfshijnë vetëm këta tre burra dhe nuk do të përfshijnë asnjë homolog evropian. Udhëheqësit evropianë, të cilët janë përpjekur të luajnë një rol koordinues në takimet për t’i dhënë fund dhunës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke mbështetur fqinjin e tyre evropian, duket se e pranuan atë që tha zoti Trump, tha një nga personat e njohur me telefonatën.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Putin apo Zelensky kishin rënë dakord me planin që përshkroi Trumpi.

Por, Zelensky ishte në telefonatën e Trumpit me udhëheqësit evropianë, duke thënë në një deklaratë më pas se ai pati një “bisedë me Presidentin Trump” dhe se qëndrimi i tij dhe i udhëheqësve evropianë ishte se “lufta duhet të përfundojë”, por “një fund i ndershëm”.

Në telefonatë morën pjesë edhe udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar, kancelaren gjermane dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin special të Trumpit, Steve Witkoff.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës