Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka kritikuar Bashkimin Europian për “trajtimin e padrejtë” ndaj Serbisë.
Komentet ai i bëri dje gjatë samitit BE-Ballkani që u mbajt në Bruksel, të cilin Serbia e bojkotoi.
Në mungesë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuiq, Orban, i cili ka marrëdhënie të ngushta me të, tha se Serbia është vendi kyç i rajonit dhe prapë ajo s’ka lëvizur para drejt anëtarësimit në BE, duke e lënë fajtore këtë të fundit.
“Serbia është vendi kyç i Ballkanit Perëndimor, megjithatë integrimi i saj nuk ka lëvizur as edhe një hap prej vitesh. Trajtimi i Serbisë nga Bashkimi Europian ka qenë i padrejtë dhe i turpshëm. Pra, është totalisht i padrejtë. Ne po sillemi në një mënyrë të papranueshme”, tha ai.
Për Orbanin i gjithë procesi i zgjerimit në katër vjetët e fundit ka qenë “komplet dështim”.
