Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Pamje nga vendi ku u vra polici në Shqipëri, autori mori katër plumba

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 11:24
Pamje nga vendi ku u vra polici në Shqipëri, autori mori katër plumba

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik mëngjesin e kësaj të enjteje, ku u ekzekutua një efektiv dhe një tjetër u plagos rëndë në Maliq të Shqipërisë.

A2 CNN raporton se efektivi që humbi jetën në vendngjarje, Enea Mekolli kishte marrë tre plumba, kurse polici i plagosur Edison Adri, ka marrë një plumb në nofull. Ai është transportuar drejt Tiranës me helikopter.

Ndërsa autori i ngjarjes, 43-vjeçari Violand Braçellari ka marrë katër plumba. Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Korçës. Sipas raportimit, autori ndodhet në gjendje të rëndë.

Ish-ushtaraku 43-vjeçari Violand Braçellari, i cili jetonte vetëm me nënën e tij, fshihej në një stan në një pyll në Bodë të Lozhanit në Maliq.

Dyshohet se ai fshihte edhe arsenal armësh në stan dhe qëndronte gjithmonë i armatosur. Autori në pyll bënte stërvitje dhe qitje dhe si ish-ushtarak kishte përgatitje të lartë ushtarake në përdorimin e armëve.

Ai kishte siguruar vendin me shumë qen, që asnjë njeri të mos afrohej pranë stanit dhe kur ka shkuar policia për ta arrestuar edhe më parë, ikte e fshihej në pyll në terren të vështirë, aty ku kishte krijuar edhe vende për t’u fshehur.

Prej terrenit të vështirë ku fshihej ai i kishte shpëtuar disa herë RENEA-s, pasi për të shkuar të stani ku fshihej duhet të ecësh 40 minuta në këmbë, shkruan A2 CNN.

Ai ishte një ish-ushtarak, i rrezikshëm për banorët e zonës dhe në kërkim nga policia e Vlorës për kultivim narkotikësh.

Maliq

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 19:16Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave në Vlorë
  • 19:15NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus
  • 19:10Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
  • 17:55Dy të vdekur nga zjarret që kapluan ishullin grek të Salaminës