Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëhoqi një paradë të madhe ushtarake, në të cilën u shfaq raketa e re balistike ndërkontinentale para personaliteteve të ftuara ndërkombëtare.
Parada qw u mbajt tw premtwn shënoi 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet. Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, ishin krah presidentit tw koresw sw Veriut, Kim Jong Un, ndërsa personalitete të tjera të huaja e ndoqën ngjarjen nga tribuna.
Në paradën ushtarake, Koreja e Veriut – vend i armatosur me armë bërthamore – shfaqi raketën e saj më të avancuar ndërkontinentale: Hwasong-20, e cila u përshkrua nga KCNA si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor” i vendit, shkruan A2 CNN.
Seria e raketave Hwasong i ka dhënë Koresë së Veriut aftësinë për ta shënjestruar çdo pjesë të territorit amerikan, megjithatë ka ende dyshime lidhur me sofistikimin e sistemit të drejtimit për ta arritur cakun, si dhe për aftësinë e kokës bërthamore për ta përballuar rihyrjen në atmosferë.
