Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Pas zvogëlimit të trupave, ambasadori amerikan në NATO: Rumania po demonstron aftësi dhe përgjegjësi

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 18:10
Pas zvogëlimit të trupave, ambasadori amerikan në NATO: Rumania po demonstron aftësi dhe përgjegjësi

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ulin numrin e trupave të pranishme në krahun lindor të Europës, përfshirë ushtarët që do të stacionoheshin në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu të Rumanisë, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.

Ministria tha se vendimi ishte i pritshëm duke pasur parasysh ndryshimet në prioritetet e Uashingtonit dhe se afërsisht 1000 trupa amerikane do të vazhdojnë të stacionohen në Rumani.

Pas këtij zhvillimi, ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka lavdëruar Rumaninë për aftësitë e treguara dhe përgjegjësitë më të mëdha të ndërmarra në mbrojtje dhe për arritjen e objektivave të përbashkëta.

Ai tha se partneriteti me këtë shtet anëtar të BE’së e NATO’s është “më i fortë se kurrë”.

“Në mbarë NATO-n, aleatë si Rumania po tregojnë aftësi dhe përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha. Gjatë më shumë se 20 viteve si aleate e NATO-s, Rumania ka bashkëpunuar vazhdimisht me Shtetet e Bashkuara për të arritur objektivat tona të përbashkëta të mbrojtjes. Ky partneritet mbetet më i fortë se kurrë”.

Whitaker tha se prania e SHBA-së në Europë mbetet e palëkundur.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Rumanisë — si një aleate e besuar e NATO-s, një partnere strategjike jetike dhe një forcë shtytëse për sigurinë në Europë. Prania jonë e fuqishme dhe angazhimi ynë i qëndrueshëm në Europë mbeten të palëkundura, përfshirë edhe mbështetjen për operacionin Eastern Sentry”

Nato

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 13:50Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg
  • 22:57Tragjedi në Nigeri: 40 fëmijë të vdekur pas përmbysjes së një varke
  • 22:45ShBA: Sanksionet do ta “shtypin” ekonominë e Iranit dhe do ta “shembin” regjimin e tij
  • 22:42Shoferi pësoi goditje në tru gjatë vozitjes, dy pasagjerë shmangin tragjedinë në Suedi
  • 21:56Peruja goditet nga një tërmet i fuqishëm