Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

“Përvëlohen” Spanja dhe Franca, temperaturat pritet të kalojnë 40°C

GD
Gazeta Demos28 korrik 2026 në 07:41
“Përvëlohen” Spanja dhe Franca, temperaturat pritet të kalojnë 40°C

Spanja dhe Franca po përballen me një valë të re të nxehti, ndërsa temperaturat në disa rajone pritet të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Spanjës njofton se kushtet ekstreme të motit do të zgjasin të paktën deri të dielën, duke paralajmëruar për rrezik “ekstrem” të zjarreve. Paralajmërimi vjen në një kohë kur zjarrfikësit vazhdojnë betejën me disa nga zjarret më të mëdha në historinë e vendit, shkruan BBC.

Në Francë, rajonet jugperëndimore të Gironde dhe Landes janë vendosur në nivelin e alarmit të verdhë për shkak të valës së të nxehtit, e cila pritet të arrijë kulmin të mërkurën. Temperaturat e larta po vështirësojnë më tej përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret, të cilat autoritetet i cilësojnë si “shumë të paparashikueshme”.

Kryetari i Bashkisë së Bordosë, Thomas Cazenave, deklaroi se qyteti po përgatitet për çdo skenar të mundshëm, pasi një nga vatrat e zjarrit ndodhet vetëm 15 kilometra larg qytetit.

“Po përgatitemi të strehojmë një numër të madh njerëzish nëse urdhërohen evakuime të tjera”, tha ai.

Sipas autoriteteve, rreth 220 mijë persona janë evakuuar në Francë, ndërsa në Spanjë mbi 100 mijë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Në perëndim të Madridit, disa zjarre vazhdojnë të digjen jashtë kontrollit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një vizite në zonat e prekura nga zjarret në rajonin e Gironde, e përshkroi situatën si “një zjarr plotësisht të paprecedentë”, duke e cilësuar si sfidën më të madhe me zjarret që nga Lufta e Dytë Botërore.

Macron bëri të ditur se një vatër zjarri në rajonin Landes është vënë nën kontroll, ndërsa operacionet për shuarjen e flakëve në rajonin fqinj Gironde vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët
  • 09:12Trumpi konfirmon ndërrimin e fshehtë të avionit pas kthimit nga samiti në Turqi
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive