Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Alexus Grynkewich, u tha të hënën ligjvënësve të BE-së se synimi i aktiviteteve të Rusisë është të thyejë vullnetin e aleatëve të Ukrainës për të vazhduar mbështetjen ndaj saj.
“Nëse ka një sulm hibrid në vendin tuaj, forcimi i vullnetit për të mbështetur Ukrainën do t’u tregojë rusëve se strategjia e tyre nuk po funksionon dhe ndoshta do t’i bëjë ata të tërhiqen nga kjo strategji”, tha ai, shkruan Reuters
Grynkewich tha se, në kuadër të kësaj politike, shtetet anëtare duhet t’i bëjnë publike autorësitë e sulmeve të tilla kur të jenë të bindura se kush qëndron pas tyre, me qëllim parandalimin e shteteve që i sponsorizojnë këto aktivitete.
