Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar nga portali hulumtues “Mendimi i Ri Politik Serb”(NSPM), i drejtuar nga Gjorgje Vukadinoviq.
Sipas hulumtimit, zgjedhjet që do të mbahen të dielën (25 tetor), 44,5 për qind e të anketuarve do të votonin për Listën e Studentëve, me sloganin “Studentët Fitojnë”, ndërsa 42,7 për qind do të mbështesnin listën e Vuçiqit, “Serbia e Bashkuar”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar se diferenca mes listës së tij zgjedhore, “Serbia e Bashkuar”, dhe kundërshtarëve politikë është 1.5 për qind, shkruan Nova.rs.
Në një intervistë për televizionin Informer, Vuçiq tha se mbështetja për listën e tij është rritur në sondazhet e opinionit publik, por theksoi se vëmendja kryesore duhet të jetë te dita e zgjedhjeve.
Ai deklaroi se do t’i përgëzonte fituesit nëse lista e tij humb zgjedhjet parlamentare, duke shtuar se këtë do ta bënte rreth orës 22:00 ose 22:30.
Ndërkohë, sipas një sondazhi të publikuar nga NSPM, 79.8 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se me siguri do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026, ndërsa 13.3 për qind thanë se me gjasë do të marrin pjesë në votime.
Lista studentore në Serbi prin ndaj listës së presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të vjeshtës të publikuar nga portali hulumtues Nova srpska politička misao (NSPM), i drejtuar nga Đorđe Vukadinović.

