Protestat kundër përdorimit të forcës nga agjentët federalë të imigracionit vazhduan të dielën në Minneapolis dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara, pas vrasjes me armë të infermierit 37-vjeçar Alex Pretti gjatë një operacioni të zbatimit të ligjit që zhvillohej të shtunën në Minneapolis. Ngjarja ka nxitur reagime të forta publike dhe politike.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, deklaroi se Amerika ndodhet në një “pikë kthese” dhe riafirmoi kërkesën e tij drejtuar Presidentit Donald Trump që të tërheqë agjentët federalë të imigracionit nga qyteti, duke theksuar tensionet midis autoriteteve shtetërore dhe atyre federale.
Nga ana tjetër, Trump iu bëri thirrje autoriteteve të shtetit që “të dorëzojnë të gjithë të huajt e paligjshëm kriminalë” të ndaluar tek autoritetet federale për deportim, duke mbrojtur veprimet e agjentëve.
