Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Pse Trump anuloi udhëtimin e delegacionit të ShBA-së për në Islamabad?

GD
Gazeta Demos25 prill 2026 në 21:25
Pse Trump anuloi udhëtimin e delegacionit të ShBA-së për në Islamabad?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar udhëtimin e planifikuar të delegacionit të ShBA-s në Islamabad të Pakistanit, vetëm një ditë pasi e kishte njoftuar, duke treguar qartë se kriteret amerikane për një raund të ri bisedimesh ende nuk janë përmbushur.

Sipas CNN, zyrtarët amerikanë kishin kërkuar dy gjëra nga Irani gjatë 14 ditëve pas negociatave të mëparshme të gjata që përfunduan pa marrëveshje, një propozim negociues që të trajtonte vijat e kuqe të Trumpit për programin bërthamor iranian, dhe një qartësi më të madhe se kush po e drejton realisht vendimmarrjen në Teheran

Trump vendosi ta anulojë udhëtimin rreth një orë pasi ministri i jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u largua nga Islamabadi, ku po informonte zyrtarët pakistanezë për propozimin më të fundit të Teheranit.

Trump gjithashtu e arsyetoi vendimin, duke marrë parasysh kohëzgjatjen e fluturimit (të paktën 17 orë) dhe shanset e ulëta për një përparim real.

Zyrtarët amerikanë, transmeton Klankosova.tv shprehen se vazhdojnë të shqetësohen nga ndarjet mes moderatëve dhe linjës së ashpër brenda regjimit iranian, gjë që po e vështirëson arritjen e një pozicioni të unifikuar negociues në Teheran.

Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të Trumpit, mbetet e paqartë se si mund të përfundojë konflikti dhe si mund të rihapet Ngushtica e Hormuzit pa një zgjidhje diplomatike.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 17:13“Janë identifikuar personat e maskuar në protestë”/ Kreu i Policisë së Shtetit: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme
  • 15:02“Trupi më dhemb, mendja, shpirti” , flet e burgosura që u mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse
  • 21:38VIDEO/ Me grushte e karrige, sherr i madh mes deputetëve në parlamentin e Armenisë
  • 20:47Franca në gatishmëri për protestat e 31 tetorit, 70 mijë efektivë policie në terren
  • 19:37Sulmi rus me dron në një stacion treni ukrainas la të paktën 14 të vdekur, thonë zyrtarët