Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 21:09
Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

Putin tha se është në favor të angazhimit në bisedime me Ukrainën, por se pritjet për rezultatet nuk duhet të jenë “të mëdha”.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një takimi me udhëheqësin bjellorus, Alayksandr Lukanshenka, në Valam, ishull në veriperëndim të Rusisë.

“Në mënyrë që të arrihet një zgjidhje paqësore, na duhen bisedime serioze, jo publike. Kjo duhet të ndodhë në heshtje, në qetësinë e procesit të negociatave”, tha Putin, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

“Nëse udhëheqja ukrainase beson se tani nuk është koha e duhur, se duhet pritur, atëherë ne jemi të gatshëm të presim”.

Këto deklarata ishin përgjigje ndaj komenteve të bëra nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se negociatat e mirëfillta do të jenë të mundshme vetëm pas një ndërrimi të pushtetit në Moskë.

Megjithatë, më 1 gusht Zelensky u shpreh se është i hapur për dialog.

Pas deklarimeve të Putinit, ai shkroi në X se “nëse këto janë sinjale të një vullneti të sinqertë për ta përfunduar luftën me dinjitet dhe për të vendosur një paqe vërtet të qëndrueshme – dhe jo thjesht përpjekje për të fituar kohë për luftë apo për të shtyrë sanksionet – atëherë, Ukraina edhe një herë konfirmon gatishmërinë e saj për t’u takuar në nivel liderësh në çdo moment”.

Moska dhe Kievi rinisën bisedimet e drejtpërdrejta në maj për herë të parë që nga viti 2022. Tri rundet pasuese të bisedimeve rezultuan me shkëmbime të të burgosurve dhe trupave të pajetë të ushtarëve, por nuk sollën asnjë përparim drejt ndalimit të luftimeve.

Deklaratat e dy udhëheqësve vijnë në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur presionin ndaj Moskës duke e paralajmëruar me sanksione të ashpra. Ai po ashtu në fillim të muajit u vendosi palëve 50 ditë kohë që të pajtoheshin për një armëpushim. Por, më pas ai tha se i jep Rusisë 10 deri në 12 ditë kohë për përfundimin e luftës së nisur në shkurt të vitit 2022./REL

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 08:06BE dhe OKB dënojnë sulmin vdekjeprurës të rebelëve Huthi në aeroportin e Riadit
  • 22:20“The Telegraph”: Edhe investitorët e Zvërnecit pas marrëveshjes së turpshme Trump – Putin?
  • 20:01Polonia arreston një person të dyshuar për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Tusk
  • 19:27Trump njofton për armëpushim energjetik mes Ukrainës dhe Rusisë
  • 19:04Dalin PAMJET- Huthët godasin sërish aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite