Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Reuters: Dodik i dorëzohet drejtësisë, hiqet urdhri i arrestit pasi u paraqit në seancë dëgjimore

GD
Gazeta Demos5 korrik 2025 në 18:03
Reuters: Dodik i dorëzohet drejtësisë, hiqet urdhri i arrestit pasi u paraqit në seancë dëgjimore

Zyra e Prokurorit të Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar se ka hequr urdhrin e arrestit kundër liderit serb të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, pasi ky i fundit është paraqitur papritur në një seancë dëgjimore lidhur me akuzat për shkelje të rendit kushtetues të vendit .

Pas muajsh refuzimi për t’iu përgjigjur thirrjeve zyrtare, Dodik u paraqit të premten para autoriteteve, çka bëri që urdhri i mëparshëm për arrestimin e tij të tërhiqej.

Së bashku me kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, Dodik akuzohet për përpjekje për ndryshim të rendit kushtetues, përmes një draft-kushtetute që synonte shpalljen e pavarësisë së Republikës Sërpska dhe themelimin e ushtrisë së saj.

Sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës, për këto vepra parashihen deri në pesë vjet burg dhe ndalim i ushtrimit të funksioneve publike.

Dorëzimi i Dodik para drejtësisë u raportua edhe nga agjencia Reuters, e cila e cilëson këtë veprim si një lëvizje e papritur nga lideri separatist serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 18:49Vatra zjarresh në Lezhë e Fier, digjen 10 shtëpi e 200 hektarë pyje, në terren forca zjarrfikëse
  • 09:40Mrekulli në Nepal: Dy persona nxirren të gjallë nëntë ditë pas përmbytjeve (VIDEO)
  • 07:48U përfol se presidenti amerikan mban paruke, Trump i përgjigjet komenteve: Era do të ma kishte marrë deri tash
  • 22:43Vance thotë se ShBA-ja po e heton sulmin ajror për të cilin Irani thotë se goditi një dasmë
  • 21:18Kufoma e kriminelit Mlladiq mbërrin në Serbi, pushteti i Vuçiqit i nxjerr 6 ushtarë për ta bartur arkivolin e mbuluar me flamuj