Një avion luftarak F-35B të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rrëzuar pranë bazës ajrore Miramar në San Diego, Kaliforni.
Piloti ka arritur të shpëtojë pasi është katapultuar nga avioni para rrëzimit.
Sipas Associated Press Korpusi i Marinës së ShBA-së ka njoftuar se piloti është dërguar në një qendër mjekësore lokale, ku ndodhet në gjendje stabile dhe po trajtohet për lëndime që nuk rrezikojnë jetën.
“Mund të konfirmojmë se piloti u katapultua, u transportua në një institucion mjekësor lokal dhe ndodhet në gjendje stabile për vlerësim dhe trajtim të lëndimeve që nuk janë kërcënuese për jetën”, thuhet në deklaratën e përditësuar të Marinës amerikane.
Sipas autoriteteve, incidenti është klasifikuar si një “aksident i Klasës A”, ndërsa vlera e një avioni të këtij tipi arrin në rreth 109 milionë dollarë.
