Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Rusia bëhet shteti i parë që e njeh qeverinë e talibanëve të Afganistanit

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 08:54
Rusia bëhet shteti i parë që e njeh qeverinë e talibanëve të Afganistanit

Rusia është bërë shteti i parë në botë që e njeh formalisht pushtetin e talibanëve në Afganistan. Ministri i Jashtëm i Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, e quajti këtë vendim “të guximshëm”.

Ai u takua me ambasadorin rus në Afganistan, Dmitry Zhirnov, të enjten në Kabul, ku rusi zyrtarisht e përçoi vendimin e vendit të tij për ta njohur Emiratin Islamik të Afganistanit, raporton televizioni BBC.

Muttaqi tha se kjo është “një fazë e re e marrëdhënieve pozitive, respektit të ndërsjellë dhe angazhimit konstruktiv” dhe se ky ndryshim do të shërbejë “si shembull” për shtetet e tjera.

Talibanët kanë kërkuar njohje ndërkombëtare dhe investime që nga rikthimi në pushtet në gushtin e vitit 2021, pavarësisht nga raportimet për shtimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

“Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv mes vendeve tona” – tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Rusisë.

Rusia ishte një nga shtetet e pakta që nuk i kishin mbyllur ambasadat në Afganistan më 2021 dhe tha në rrjetin “Telegram” se “zgjerimi i dialogut me Kabulin” është jetik në aspektet e sigurisë rajonale dhe zhvillimit ekonomik.

Federata Ruse ishte gjithashtu shteti i parë që nënshkroi një marrëveshje ndërkombëtare ekonomike me talibanët në vitin 2022. Sipas paktit, palët ishin pajtuar për furnizimin e Afganistanit me naftë, gaz dhe grurë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 11:39Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje
  • 10:40Policia i shkon në shtëpi Adi Hilës, reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakuar
  • 10:31Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, ja momenti kur zbulohet
  • 10:24Gjejnë përgjues në qeli, të burgosurit shqiptarë përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet në TikTok
  • 22:50Kongresisti amerikan Joe Wilson kërkon heqjen e plotë të statusit të SNS-it nga EPP