Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, është kthyer në kryeqytet pas tre javësh qëndrimi në Itali, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.
Në një intervistë për gazetaren e A2CNN, Ornela Joti, ai ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe ecurinë e rikuperimit, duke theksuar se, pavarësisht sinjaleve pozitive, ende nuk ka siguri për shikimin.
“Për momentin fjalët janë të mira për syrin, por siguri nuk kemi. Presim ndërhyrjet edhe, shpresoj të bëhet më e mira. Kontrolli i fundit për syrin më dha shpresë, sepse ndieja dritë. Operacioni i radhës, që është kryesori, aty besoj do të shoh shenjat e para. Më 17 dhjetor kam kontrollin”, u shpreh Vishkulli.



