Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

SHBA e “zhgënjyer” me Rusinë: Rubio takon Lavrovin, thotë se diskutuan për një “ide të re” ruse

GD
Gazeta Demos10 korrik 2025 në 15:15
SHBA e “zhgënjyer” me Rusinë: Rubio takon Lavrovin, thotë se diskutuan për një “ide të re” ruse

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar sot në margjinat e samitit të ASEAN-it në Malajzi me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Sipas The Moskow Times, pas takimit Rubio u ka thënë gazetarëve se i kishte shprehur homologut rus “zhgënjimin dhe frustrimin” për mungesën e progresit në zgjidhjen e luftës në Ukrainë.

“Unë përsërita atë që tha presidenti (Donald Trump), njëkohësisht zhgënjim dhe frustrim për mungesën e përparimit,” është shprehur Rubio, duke e përshkruar bisedën me Lavrovin si “të hapur dhe të rëndësishme”.

Ndërkohë, Moska e ka përshkruar takimin si një “kambio substantive dhe të hapur pikëpamjesh”.

Në anën tjetër, agjencia AFP ka raportuar se Rubio ka thënë që Lavrov kishte ndarë “një ide të re” për Ukrainën, pa dhënë detaje për përmbajtjen e saj.

“Nuk është një qasje e re. Është një ide apo koncept i ri që do ta marr me vete për t’ia paraqitur presidentit. Nuk është diçka që automatikisht çon në paqe, por mund të hapë një derë drejt një rrugëzgjidhjeje,” ka thënë Rubio, sipas AFP-së.

SHBA

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë