Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

GD
Gazeta Demos22 tetor 2025 në 22:48
SHBA godet anijen e drogës në Paqësor, Trump shpall kartelet “armiq të shtetit”

Një sulm i ri ajror i kryer nga Shtetet e Bashkuara ndaj një anijeje që dyshohet se po transportonte drogë ka lënë të vrarë dy persona.

Kështu tha më 22 tetor sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, teksa njoftoi se SHBA-ja kreu sulm ndaj një anijeje që po operonte në Oqeanin Paqësor.

Hegseth publikoi në X një video ku shihej një anije e përfshirë nga flakët. Deri më tani, numri i sulmeve të kryera nga Uashingtoni ndaj anijeve që dyshon se kontrabandojnë drogë ka arritur në të paktën tetë, sulme që kanë vrarë të paktën 34 persona.

“Gjatë sulmit, që u krye në ujërat ndërkombëtare, në anije ndodheshin dy narkoterroristë. Të dy terroristët u vranë dhe asnjë ushtar amerikan nuk pësoi gjatë këtij sulmi”, shkroi Hegseth në rrjetet sociale.

“Ashtu sikurse Al-Kaida që i shpalli luftë atdheut tonë, këto kartele po zhvillojnë luftë në kufirin tonë dhe ndaj popullit tonë. Nuk do të ketë strehë apo falje, vetëm drejtësi”, shtoi ai.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha në një njoftim për Kongresin se presidenti ka vendosur që SHBA-ja të angazhohet “në një konflikt të armatosur” me kartelet e drogës.

“Presidenti ka vendosur se këto kartele janë grupe të armatosura joshtetërore, i ka shpallur organizata terroriste dhe ka vendosur që vendimet e tyre përbëjnë një sulm të armatosur kundër SHBA-së”, u tha në njoftimin e dërguar nga Pentagoni, në të cilin po ashtu kontrabandistët e dyshuar përshkruhen si “luftëtarë të paligjshëm”

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:57Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
  • 22:41“Reuters”: ShBA do të ofrojë 206 milionë dollarë për forcën paqeruajtëse në Gaza
  • 22:40Raporti: Irani ka ekzekutuar 900 persona që nga protestat e janarit
  • 22:26Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
  • 21:50Operacion antidrogë në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3.3 ton kokainë