Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

SHBA ndryshon qasjen: Diplomacia amerikane s’do të komentojë më për zgjedhjet dhe drejtësinë në vende të tjera

GD
Gazeta Demos18 korrik 2025 në 23:17
SHBA ndryshon qasjen: Diplomacia amerikane s’do të komentojë më për zgjedhjet dhe drejtësinë në vende të tjera

Departamenti i Shtetit të SHBA’ve ka dhënë një udhëzim të ri për të gjitha përfaqësitë diplomatike amerikane në botë, duke u kërkuar që të mos japin më komente për drejtësinë apo integritetin e zgjedhjeve në vende të tjera. Lajmi është publikuar nga agjencia Reuters, duke iu referuar një dokumenti të brendshëm të datës 17 korrik.

Në këtë dokument të klasifikuar si “i ndjeshëm”, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka theksuar se SHBA-ja nuk do të lëshojë më deklarata apo postime në rrjete sociale për proceset zgjedhore jashtë vendit, përveç rasteve kur ekziston një “interes i qartë dhe bindës i politikës së jashtme amerikane.”

Në rastet kur do të ketë ndonjë reagim, thuhet se ai do të kufizohet vetëm në urimin e kandidatëve fitues dhe theksimin e interesave të përbashkëta, duke shmangur çdo koment mbi legjitimitetin apo vlerat demokratike të procesit zgjedhor. Të gjitha deklaratat do të autorizohen vetëm nga Sekretari i Shtetit ose zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Në kabllogram përmendet edhe fjala e presidentit Donald Trump në maj të këtij viti në Riad, ku ai kishte deklaruar se SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe se do të fokusohet në krijimin e partneriteteve që përputhen me interesat strategjike amerikane.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, i pyetur nga Reuters, ka konfirmuar këtë qasje të re, duke theksuar se ky qëndrim është në përputhje me theksimin që administrata aktuale i bën “sovranitetit kombëtar”.

Tradicionalisht, SHBA-ja ka pasur si një ndër shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë së shtypit. Por nën administratën Trump, kjo linjë politike ka ndryshuar dukshëm, duke u larguar nga promovimi aktiv i vlerave demokratike, me arsyetimin se kjo përbën ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Në të njëjtin kontekst, Trump dhe zyrtarët e tij kanë kritikuar vazhdimisht autoritetet evropiane për, siç e kanë quajtur ata, shtypje të liderëve të djathtë, veçanërisht në vende si Rumania, Gjermania dhe Franca, duke i akuzuar për censurim të qëndrimeve kritike ndaj emigracionit në emër të luftës kundër dezinformatave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 12:25Mbi 40 vatra zjarri në Shqipëri, rritet rreziku në Tiranë, Krujë, Dibër e Mallakastër
  • 10:57Peshkaqeni e kafshoi “deri në kockë”, 27-vjeçari shpëton pas sulmit në Irlandë
  • 09:54Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
  • 09:53Zjarret në rrethinat e Tiranës: Në Daias flakët u afrohen banesave
  • 10:05Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët